Terms of Use

Kushtet e përdorimit

Hyrje - Këto terma dhe kushte rregullojnë përdorimin e faqes besttalent.al. Ju lutemi lexojini me kujdes përpara se ta përdorni faqen. Duke përdorur faqen tonë, ju i pranoni këto kushte. Ne mund t'i përditësojmë herë pas here, prandaj ju lutemi rishikojini edhe në të ardhmen.

Hyrja në faqe - Pjesa më e madhe e faqes sonë mund të përdoret pa regjistrim. Për të aplikuar për një punë ose për të shprehur interes për pozicione të ardhshme, punëtorët duhet të regjistrohen dhe të dorëzojnë një profil punësimi.

Përdorimi i lejuar - Nuk lejohet ripublikimi i asnjë materiali nga kjo faqe, në internet ose jashtë tij, pa lejen tonë me shkrim. Best Talent SHPK zotëron të gjitha të drejtat mbi përmbajtjen, dizajnin dhe imazhet e faqes. Asnjë pjesë e kësaj faqeje nuk mund të riprodhohet pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim.

Informacion për punëkërkuesit - Duke u regjistruar dhe duke pranuar këto Terma dhe Kushte, ju autorizoni Best Talent SHPK të veprojë në emrin tuaj në kërkimin e punës. Kjo përfshin ndarjen e të dhënave tuaja me punëdhënës në Shqipëri, me agjencitë tona partnere dhe me autoritetet përkatëse shqiptare, që të mund të merrni një punësim të ligjshëm dhe lejet e nevojshme.

Disponueshmëria e faqes -Ne bëjmë çdo përpjekje të arsyeshme që kjo faqe të jetë e disponueshme 24 orë në ditë. Megjithatë, mund të ketë ndërprerje të herëpashershme, dhe Best Talent SHPK nuk mban përgjegjësi për shqetësime ose humbje të shkaktuara prej tyre.

Sjellja e vizitorëve - Gjatë përdorimit të faqes sonë, ju pranoni të mos publikoni ose dërgoni asnjë material që:

  • nuk keni leje ta ndani;
  • është diskriminues, i turpshëm, pornografik, shpifës, mund të nxisë urrejtje racore, shkel konfidencialitetin ose privatësinë, është bezdisës, shqetësues ose ndryshe i paligjshëm;
  • është i dëmshëm, si viruse kompjuterike, programe "kalë Troje", të dhëna të korruptuara
  • ose programe dhe të dhëna të tjera keqdashëse.

Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet e zbatimit të ligjit kur është e nevojshme.

Lidhjet me faqe të tjera - Ne ofrojmë lidhje me faqe të palëve të treta për lehtësinë tuaj. Nuk i kemi shqyrtuar këto faqe dhe nuk kemi kontroll mbi përmbajtjen e tyre, prandaj nuk i miratojmë dhe nuk mbajmë përgjegjësi për to ose për çdo gjë që përmbajnë. I vizitoni nën përgjegjësinë tuaj. Mund të vendosni lidhje me faqen tonë, me kusht që të mos kopjoni asnjë nga faqet e saj dhe që faqja juaj të jetë etike dhe në përputhje me ligjin.

Profilet e punësimit - Për t'u regjistruar dhe për të aplikuar për punë, duhet të dorëzoni një formular regjistrimi dhe një profil punësimi. Çdo dorëzim kontrollohet veç e veç. Dorëzimet që nuk ndjekin udhëzimet tona anulohen dhe asnjë informacion nuk ruhet. Për të rritur mundësitë tuaja të punësimit, ekipi i Best Talent mund ta përshtatë profilin tuaj që t'i paraqesë kualifikimet tuaja saktë dhe pa gabime.

Mohim përgjegjësie - Ne marrim masa të arsyeshme që informacioni në këtë faqe të jetë i saktë, por nuk garantojmë plotësinë ose saktësinë e tij. Ne mund ta ndryshojmë materialin e faqes në çdo kohë pa njoftim. Përmbajtja mund të jetë herë pas here e vjetëruar ose e pasaktë, dhe ne nuk jemi të detyruar ta përditësojmë. I gjithë materiali ofrohet pa kushte ose garanci.

Kufizimi i përgjegjësisë - Best Talent SHPK dhe palët e lidhura me të nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë humbje ose dëm që vjen nga përdorimi i kësaj faqeje. Kjo përfshin, pa u kufizuar në to, kostot e servisit ose riparimit dhe çdo humbje të drejtpërdrejtë, të tërthortë ose pasuese, qoftë jashtëkontraktore, kontraktore ose ndryshe. Asgjë në këto kushte nuk përjashton ose kufizon përgjegjësinë për:

  • vdekje ose dëmtim personal të shkaktuar nga pakujdesia;
  • mashtrim;
  • deklarim të rremë me qëllim mashtrimi.

Ligji i zbatueshëm - Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë.